Aq rëndë e përjetoi Neymari humbjen kundër Bayernit, saqë e uroi ekipin e gabuar

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 16:05
Aq rëndë e përjetoi Neymari humbjen kundër Bayernit, saqë e uroi ekipin e gabuar

Neymari e ka uruar ekipin e gabuar pas humbjes së Paris Saint-Germainit në finale të Ligës së Kampionëve. PSG-ja  dështoi ta fitojë trofeun më të çmueshëm evropian për klube pasi u mund 1:0 nga Bayerni në Lisbonë të dielën.Neymari me shokë krijuar raste të shumta në një pjesë të parë fantastike në stadiumin e Benficas “Stadio da Luz”, por Manuel Neuer ua mohoi golin atyre në çdo mundësi.Neymar dhe Mbappe i patën rastet më të mira, por nuk ishin në gjendje ta mposhtnin numrin një të portës së gjigantit gjerman.Goli i Kingsley Coman në fillim të pjesës së dytë për Bayernin ishte e vetmja gjë që i ndau këto dy skuadra në këtë finale.Neymari u kaplua nga emocionet pas fishkëllimës së fundit të takimit dhe iu desh kundërshtarit të tij, David Alabas, ta ngushëllonte atë.

Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit e mori veten më vonë dhe vendosi ta urojë Bayernin për trofeun përmes një shkrimi në Twitter, por u turpëruar përsëri pasi ia shkroi gabimisht emrin e parë kampionit të ri të Evropës, duke ia harruar një shkronjë në fund.Urimi i Neymarit i shkoi gabimisht Bayer Leverkusenit, sepse braziliani shkroi: “Të humbësh është pjesë e sportit, ne bëmë çdo përpjekje, ne luftuam deri në fund. Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë të gjithëve dhe URIME BAYER”.

(Kosova Sot Online )