Gjuriq: Me Kosovën në Uashington flasim veç për ekonomi

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 13:49
Gjuriq: Me Kosovën në Uashington flasim veç për ekonomi

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë do mbahet takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Për takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington është deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se pala serbe është e gatshme të bëjë bisedë konstruktive dhe se Serbia do të jetë e hapur vetëm për bisedime mbi ekonominë.

“Synimi i nikoqirëve për t’u përqendruar në ekonomi përkon me qëndrimin tonë se zhvillimi i lirë dhe lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit, mallrat dhe shërbimeve, heqja e barrierave dhe lidhjet më të mira ekonomike është e nevojshme në të gjithë rajonin për zhvillimin e përbashkët”, tha ai për ‘Veçernje Novosti’.

(Kosova Sot Online)