Formacioni i sezonit në Ligën e Kampionëve: Pa Messin apo Ronaldon – i dominuar nga Bayern Munich

  • S.A /
  • 25 August 2020 - 08:54
Formacioni i sezonit në Ligën e Kampionëve: Pa Messin apo Ronaldon – i dominuar nga Bayern Munich

 

Byern Munich e ka fituar Ligën e Kampionëve për edicionin 2019/20, duke mposhtur 1-0 Paris Saint-Germainin. Trajneri Hansi Flick e drejtoi skuadrën Bavareze drejt triumfit në garën më të madhe për klube në Evropë, derisa golin e vetëm e shënoi Kingsley Coman. Goal.com ka përpiluar formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve, e që natyrisht se dominohet nga skuadra gjermane.Festa e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Në këtë formacion, nuk bëjnë pjesë emrat që e kanë dominuar futbollin për gati dy dekada si, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Në portë është Manuel Neuer që kishte një sezon fantastik në LK, derisa në finale ishte i mrekullueshëm me pritjet e tij. Mbrojtja përbehet nga katërshja, Joshua Kimmich, Dayot Upamecano, David Alaba, Alphonso Davies.Në mesfushë gjenden dyshja Thiago Alcantara e Thomas Muller, ndërsa në krah të sulmit janë Neymar e Serge Gnabry.Dyshja e frikshme e sulmit përbëhet nga Robert Lewandowski e Erling Haaland, që po ashtu kishin njëri nga sezonet e tyre më të mira.

(Kosova Sot Online  )