Anglia do të duhet të gjejë zgjidhje pas problemeve të fundit
Thomas Tuchel ka bërë të ditur se Anglia do të duhet të “gjejë zgjidhje” pas problemeve të fundit me lëndime në skuadër, para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve ndaj Panamasë në Kupën e Botës.
Anglia hyn në këtë përballje me synimin për të siguruar vendin e parë në grup, pasi një fitore ndaj Panamasë pritet t’i mjaftojë për ta mbyllur fazën e grupeve në krye të tabelës.
Skuadra e Tuchel vjen pas një paraqitjeje zhgënjyese ndaj Ganës, ku nuk arriti të imponojë lojën e saj dhe pati vështirësi të mëdha për të rrezikuar kundërshtarin.
Përgatitjet e Anglisë në këtë Botëror nuk kanë qenë ideale. Përveç problemeve me lëndime, Tuchel është përballur edhe me një incident të pazakontë, pasi disa pajisje të skuadrës u vodhën gjatë turneut.
Trajneri gjerman konfirmoi se Reece James nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Panamasë për shkak të një problemi të lehtë në muskujt e pasmë të kofshës.
(Kosova Sot Online)
