Arrihet marrëveshja mes Milanit dhe Ibrahimovicit

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 12:28
Arrihet marrëveshja mes Milanit dhe Ibrahimovicit

Milani ka arritur marrëveshje me Zlatan Ibrahimovicin për vazhdimin e kontratës së sulmuesit 38-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë në Milan, pasi ka rënë në ujdi me drejtuesit e klubit kuqezi. Milani ia ka plotësuar kërkesën për pagë vjetore 7 milionë euro suedezin dhe marrëveshja mes tyre do të finalizohet sot gjatë ditës.

Ibrahimovic u rikthye në Milano nga LA Galaxy në janar dhe i ndihmoi skuadrës ta zërë vendin e gjashtë në Serie A, duke i shënuar 10 gola në 18 ndeshje në ligë.

(Kosova Sot Online )