Kandidati për president të Barcelonës – Messit: Na i sjell 700 mln euro edhe ec

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 09:43
Kandidati për president të Barcelonës – Messit: Na i sjell 700 mln euro edhe ec

Toni Freix, kandidat për president të Barcelonës, këmbëngul se Lionel Messi nuk mund ta braktisë klubin pa asnjë qindarkë, duke i bërë thirrje kapitenit të skuadrës t’i sjellë 700 milionë euro nëse dëshiron të largohet vërtet.

Messi e tronditi Barçën dhe botën e futbollit të martën kur e njoftoi bordin e klubit se ka për qëllim të largohet këtë verë, pavarësisht se ka marrëveshje me klubin për të qëndruar deri në verën e vitit 2021.

Barcelona është përgjigjur duke i kërkuar atij të qëndrojë në klub të cilit iu bashkua si adoleshent para 20 vjetëve.

Në marrëveshjen e Messit me Barçën ekziston një klauzolë që ia mundëson atij largimin si lojtar i lirë çdo vit. Por për ta arritur këtë, argjentinasi duhet ta njoftojë klubin nga muaji maj deri në qershor, gjë që ai nuk e ka bërë.

Prandaj në Barcelonë këmbëngulin se Messi nuk mund të largohet pa asnjë qindarkë.

“Jam i habitur dhe i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer me atë që e ka bërë Messi”, tha Freix.

“Kontratat duhen të respektohen dhe Messi ajo që duhet të bëjë Messi është të vijë me 700 milionë euro dhe të largohet”, shtoi ai.

“Nuk jam i shumë i shqetësuar se Messi po largohet, sepse gjithçka ka një fund. E rëndësishme është që ai të mos largohet në këtë mënyrë pa e respektuar klubin”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )