I gjithë sporti amerikan në protestë kundër plagosjes së Blake

  • S.A /
  • 27 August 2020 - 08:35
I gjithë sporti amerikan në protestë kundër plagosjes së Blake

NBA-ja i ka shtyrë tri ndeshjet e play-off’it, që duhej të zhvilloheshin të mërkurën mbrëma, pasi Milwaukee Bucks e anuloi ndeshjen e vet në shenjë proteste kundër plagosjes së afro-amerikanit Jacob Blake nga policia amerikane.

Blake u qëllua me armë zjarri shtatë herë në shpinë nga policia të dielën në Kenosha, Wisconsin afër Milwaukee.

Në bejsboll u anuluan tri ndeshje sepse ekipet vendosën të mos luajnë, ndërsa në MLS janë shtyrë pesë ndeshje.

Tenistja Naomi Osaka u tërhoq nga ndeshja e saj në ËTA të enjten.

Ajo shkroi në Twitter se nuk dëshiron ta zhvillojë ndeshjen e vet gjysmëfinale në Western & Southern Open në Nju Jork, duke thënë: “Si grua me ngjyrë ndiej se ka çështje shumë më rëndësi të cilave duhet t’iu kushtohet vëmendje menjëherë, sesa mua duke luajtur tenis”.

(Kosova Sot Online )