Rooney : “Messi mund ta fitojë Topin e shtatë të Artë në Man United ose Man City”

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 12:51
Rooney : “Messi mund ta fitojë Topin e shtatë të Artë në Man United ose Man City”

Rooney mendon se Messi mund të përfitojë gjithashtu me një transferim të mundshëm në Premierligë. 33-vjeçari dëshiron të largohet nga Barcelona, Manchester City raportohet se është i gatshëm të bëjë çmendurin për të.

Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona.

Ky është lajmi që po japin gjitha mediat botërore, lajm që ka tronditur Barcelonën.

Manchester City i Pep Guardiolës raportohet se është kandidati numër një për të nënshkruar me 33-vjeçarin dhe legjenda e ‘Djajve të Kuq’ Wayne Rooney e ka mirëpritur ardhjen e mundshme të Messit në Angli.

“E di se është duke u plakur, por asnjëherë s’ka pasur një lojtar si ai”, u shpreh Rooney për ‘talkSPORT’.

“Messi ka gjithçka – mund të krijojë raste për gola, të shënojë gola, të udhëheqë lojën, ai është më i miri i të gjitha kohëve”.

“Ai është njëri prej lojtarëve të vetëm të cilin e kam shikuar me admirim”.

“Ai dhe Cristiano Ronaldo kanë caktuar një standard që mendoj se nuk do të shohim edhe njëherë tjetër diçka të tillë, Messi është thjesht i një niveli tjetër”.

“Ai mund të vijë në Premierligë dhe menjëherë të shpallet lojtari i vitit, një milion për qind. Nëse ai është i rrethuar me lojtarë si Bruno Fernandes ose Kevin De Bruyne, ai mund ta fitojë Topin e Artë të shtatin në karrierë”.

(Kosova Sot Online)