Aktivizohen yjet e PSG, telefonojnë Messi

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 22:51
Aktivizohen yjet e PSG, telefonojnë Messi

Sipas Le Parisien, Neymar dhe Di Maria e kanë telefonuar Messi duke i thënë atij që të nënshkruajë për Paris Saint-Germain

Edhe PSG e dëshiron me çdo kusht Leo Messi.

Për këtë thuhet se drejtori sportiv, Leonardo, e ka telefonuar babin e argjentinasit ku ka folur për projektin e madhe të PSG, edhe pse ai i ka thënë atij se Messi dëshiron që të kalojë në Manchester City.

Pavarësisht kësaj, skuadra parisiene për ta bindur atë ka aktivizuar edhe dy asetet e saj kryesore. Siç raporton, Le Parisien, Neymar dhe Di Maria e kanë kontaktuar Messi duke u përpjekur që t’ia ndërrojnë mendjen atij dhe të nënshkruan për klubin francez.

Neymar dhe Di Maria janë shokë të mirë të Messi, një gjë që do ta ndihmont atë që të integrohet në zhveshtorën e PSG më lehtë. Për më shumë, në aspektin futbollistik, Messi ka treguar se i përshtatet kimia në lojën e tij me argjentinasin dhe brazilianin.

PSG është njëri nga pak klubet në Europë që mund ta merr në radhët e veta Leo Messin. Megjithatë në pozitë më të mirë ende mbetet Manchester City por PSG nuk do të dorëzohet dhe do të tentojë deri në fund që t’i merrë shërbimet e tij. 


(Kosova Sot Online)