KUSH E ÇLIROI KOSOVËN DHE KUSH KALKULON POLITIKË ELEKTORALE

KUSH E ÇLIROI KOSOVËN DHE KUSH KALKULON POLITIKË ELEKTORALE
KUSH E ÇLIROI KOSOVËN DHE KUSH KALKULON POLITIKË ELEKTORALE

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 14 June 2024 - 10:35

Akademik Prof. Dr: Hakif Bajrami

1.Loja elektorale me histori

Këto ditë qershori është aktualizuar pyetja: Kush e çliroi Kosovën më 1998/1999. Sipas deklaratve që po publikohën dhe po shfaqën drejtë për drejtë në ekrane dhe shkrime, për çlirimin e Kosovës janë në luftë “për liri ja vdekje” dy tabore. Taborri i parë është një numër jo i vogël aktivistësh të LDK-ës, të cilët për shkak të diapazonit tyre të ngushtë në dituri, çështjën e primatit partiak të çlirimit Kosovës nuk e shiqojnë në gjërësi, por e ngushtojnë duke i nxënë frymën me një njeri, i cili me asnjë veprim nuk e ndihmoi çlirimin e Kosovës, e të paktën kur u çlirua Kosova, ai ishte në ekzil. Pra kur jemi te ky realitet, aktivistët e LDK nëse nuk mundën ta shlyejnë ÇLIRIMIN, të paktën janë venë në luftë që ta korigjojnë, ose nepërmes Edi Ramës ta përvetësojnë se edhe UÇK-ën e paska krijuar lideri i LDK-ës, e regjistruar te Vllada Kambovski në Beograd më 1989. Madje këta lideruc 12 qershorin po e këntstojnë si datë të çlirimit Prishtinës, sepse sipas tyre paskan hyrë rusët e jo dy brigada të Zonës Operative të Llapit me Koamndant Rrustem Mustafa-Remin dhe dy oficerët e respektuar:Koamndant Kadri Kastrati dhe Koamndant Nuredin Ibishi-Leka. Madje cila është ajo njësi e luftës që hyri në Prishtinë, pasi që ushtria dhe policia serbiane u largua me KAPITULLIM, tani dihet botërisht. Por, aktivistët e LDK për shkak të pozicionimit tyre, të paktën po luftojnë që gjërat t` i relativizojnë skajshmërisht, duke ndar nominime si “presidenti historik”, i cili me “pushtetin e tij”, lejoi që të deportohën afro një milion shqiptarë, lejoi që të hapën 600 varreza masive, lejoi që të rrënohen 1008 katunde, lejoi që të dhunpohën 20 000 femra. Krejtë kjo urulldi në stilin: kur merr merita, duhet të marrish edhe përgjegjësi. Por, jo asnjë përgjegjësi nuk i takueka LDK-s, të gjitha meritat sipas tyre i takuaekan LDK e sidomos liderit.

Përkundrazi, Lideri i LDK-ës, i shënoi nja pesë takime spektakulare me armikun dhe gjelatin e kombit shqiptar, madje disa takime pa ndermejtësues ndërkombëtar, të cilët UÇK e quanin terroriste dhe ai nuk e kundërshtonte me asnjë fjalë. E vërteta, askush nuk mundet njeriun e parë të LDK ta akuzoi që bëri një luftë për shkolla, e të cilat i paguante populli me atë 3 përqindëshin obligativ. Por edhe ky realitet u takon si meritë aktivistëve e jo një individi që po provohet të ngritët në kult. Për ndryshe, askush nuk mundet për ta akuzoi njeriun e parë të LDK për takim me kriminelët serbianë në Rambuje, sepse janë “takuar edhe ata të pushkës”. E janë takuar dy palët pra, sepse afro 90% e popullit ishte topitur se do të çlirohemi me konferenca shtyëpi, apo me kërkesa oratorike për republikë e deri te bashkimi me Shqipërinë të cilën ide sot Edi Rama po e rrënon me vetdie, duke krijuar armiqësi me Kosovën e miqësi me Beogradin . E vërteta, lufta që po zhvillohet sot për ta përqëndruar çlirimin e Kosovës tek një njeri, nuk është asgjë tjetër vetëm se është luftë speciale për kult të individit, për t` u kthyer në pushtet, sepse lideri i LDK nuk ka të bëjë me çlirimin e Kosovës e më së pakut të kryeqytetit, sepse politika e tij paqesore nuk u vu në fron pa një luftë të përgjakshme, ashtu siç i çliruan Sllovenia, Kroacia dhe Bonja e Hercegovina. Dikush do të thot po Maqedonia pse nuk pati luftë. Përgjigjermi, po të ishte Shqipëria një Bullgari që kërcnoi e këto fjalë: “Një hap e bën Serbia në Maqedoni, ne do ta sulmojmë Nishin dhe Beogradin”. Pra me këso kërcnimesh nga Tirana, në Kosovë nuk do guxonte Milloshi as më 23 mars 1989 të bëjë grusht shtet. Mëtutje shtrohet pyetja: pse Mali i Zi u shkëput nga Serbia më 2006, dhe nuk pati luftë. Përgjegja është fare e thjesht: Malit Zi iu premtua antarsimi në NATO por edhe kryekrimineli serbian nuk ishte më në fron, madje makineria ushtrake e Serbisë i kishte renditur katër luftëra të humbura.

Pra kur të “rrafshohet dheu”, filozofia e historisë do ta e quan kuislling çdo personalitet që e devijon popullin e vet nga rruga e pashmangëshme për çlirim përmes luftës së armatosur, që do të thot se lideri i LDK ishte një kuislling i rëndomt. Lidhur me këtë, si e konsiderojnë këta “filozofë” që janë të shumët dhe luftojnë edhe me muskuj për mos më e humbur reputacionin e 90 përqindëshit sot, në luftën për pushtet. Këta kuisllingë dhe ky kusilling, dihet se e lëshuan Kosovën dhe me aeroplan u larguan nga Kosova. Kurse, me dhjeta mija shqiptarë u vranë, duke u strehuar maleve dhe jashtë Kosovës, për të krijuar kushte për kthim, e që e vërtetoi realiteti sepse nga 12 e deri më 30 qershor 1999 në Kosovë, kur u kthyen mbi 75% te të arratisurve. Kurse lideri i LDK shkoi me “dhunë” në Itali (5 maj 1999) dhe pas një qëndrimi të shkurtër u largua në Gjermani, prej së cilës nuk fitoi leje qëndrimi.E a ka kërkuar lideri i LDK “azil politik” në Gjermani, duhet të hulumtohet arkivi shtetëror gjerman.Aty është përgjegja. Nëse ka kërkuar,ia paftë hajrin nominimit ‘kuiling”. Nëse nuk ka kërkuar prap është i tillë sepse qëndrimin e lirë e ka pasë të grantuar në Shqipëri, ose në Maqedoni, së bashku me 995720 të deportuar shqiptarë, në të dy shtetet. Madje në Shqipëri do të kishte edhe respekt zyrtar të njeriut të parë të Kosovës.

Por më duket se kjo pyetje është ngritur me qëllime grotekse të një prapavie të luftës për pushtet sot, sepse dy spiunë që janë zbuluar këto ditë, e nuk janë vetëm dy, këta të ngritjës së mjegullave po frigohën se kush e ka rendin, të zbardhet peshoja historike e 15 majit 1998 për shkuarje kolektive në Beograd, për dezertim të FARKUT në qershor dhe për vizitë kërcnuese në Drenicë në shtator që të çarmatoset UÇK, sepse Shën Exhidio e ka siguruar kthimine nxënsve nepër shkolla, në saje të Konkordatiti 1914.

Të përgjigjemi troq.Cili persoanlitet gjatë viteve 1939-1945 ka biseduar me Hitlerin dhe të konsierohet “çlirimtar”.Asnjë. Çlirimtar ishin dhe janë vetëm ata që me armë e kanë çliruar vendin edhe nëse nuk ishte atdheu i tyre, si bje fjala Gjeneral Veli Dedi i Topallës që ka koamnduar çlirimin e Marsejit nga nazifashizmi. Madje, këto ditë patëm rastin të mësojmë për zbarkimin e Aleatëve në Normandi. Pra, zbarkimin e festonin ata që janë pasardhës të atyre amerikanëve, anglezëve dhe francezëve liridashës si De Goli etj e jo Le Pen e të tjerë që rrinin gju me gju me eksponentët e ABVERIT dhe GESTAPOS.

Çka do të thot shkencorisht se Kosovën e çliruan armët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmën e NATO-s, e cila për shkaqe gjeostrategjike e që janë funksionale edhe sot, me të gjitha mjetet (NATO) i bëri dy veprime: e largoi çdo forcë të okupatorit nga Kosova me kërcnim dhe me nënshkrim të palës humbëse përmes KAPITULLIMIT; Ndërsa palën çlirimtare –UÇK me urdhër e demobilizoi dhe e detyroi të çarmatoset, duke e kthyer në një organizatë që u quajtë TMK, të cilën qaqet e LDK me cinizëm e quanin organizatë humanitare, ose të “zjarrfikësve”. Lidhur me këtë, dihet publikisht se kend e kanë hasur ushtarët e NATO-s të konvertuar në KFOR në Prishtinë dhe qytete tjera: e kanë vrarë ose e kanë poshtruar publikisht. E pse ndodhte ai fenomen, sepse ishte Rrezoluta 1244 e KS OKB e aprovuar me shumë kompromise, por që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 i qiti jashtë përdorimit. E vërteta, sot në Kosovë është edhe KFOR po edhe EULX me një kompetencë që ka niminim forcën, sepse me një anë nuk i lejohet Kosovës të armatoset për mbrojtej, ndërsa në anën tjetër popullit i thuhet: Serbia është në kufi, pra Republika e Kosovës de fakto nuk është e lirë sipas tyre. E kjo prezencë sa është reale, po e shfrytëzon LDK për realativizim të Luftës së drejtë të UÇK-ës për hesape të veta “historike”. Në këto rrethana, politika paqesore, e cila në zgjedhjet e radhës pati fituar, por nga “analistët” kurrë nuk u spjegua pse fitoi aq bindëshëm, por jo që të ketë fuqi ligjore për themelim të qeverisë.I fitoi zgjedhjet, aq bindëshëm sepse ata të fortit ndër shqiptarë gjithëmonë ishin ulur në ball të oxhakut, edhe pse nuk ishin bajraktarë, por ishin në një mënyrë neobajraktarë.

E kur jemi këtu pse mos ta themi.Partia Parlamentare e Kosovës qysh me 1998 plotësisht u shua dhe kaloi në UÇK me urdhër të liderit saj Adem Demaçit.LDK nuk luajti nga vendi për asnjë prese më 1998. Madje më 1 tetor 1997 LDK u kërcnua se do të vjen deri te lufta ndërshqiptare, po demonstruat, sepse lideri jonë po ehumbsa shansën për Çmimin Nobel. Edhe me këtë gjest shumë naiv të dy studentëve, spejgohet se kush është çlirimtar i Kosovës.

2.Festa me kolorit elektoral zgjedhor dhe përpiekja përçarëse e Edi Ramës

Për festën e 25 vjetorit të çlirimit në Kosovë erdhi zyrtari i lartë i Shqipërisë Presidenti Bajram Begaj. Por çuditërisht me një mison krejt tjetër, krhas Presidentit Begaj, në Prishtinë ishte edhe Edi Rama i cili në Konferencën politike të LDK-ës për rrolin e liderit të LDK u deklarua se: “Ibrahim Rugova e ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. Ky deklarim spjegohet me faktin se Edi Rama nuk është hera e parë që futë përçarje politike në Kosovë, pikërisht duke provuar ta vejë nën hie rrolin e PDK dhe luftën e saj si parti e dalur nga lufta, dhe si parti që mbështetët në kapitalin politik të saj përmes relitetit që e spjegojnë varrezat masive nepër Kosovë e ku valojnë flamujtë Kombëtar dhe të UÇK-ës.

Pra Edi Rama erdhi në Kosovë dhe u prit disi nga Presidentja e cila në një mënyrë e ka averzion PDK-n e Hashim Thaçit, por edhe LDK-ën e Isa Mustafës dhe Lumir Abixhikut, i cili po provon ta kthej pozitën e paryisë përmes lavdatave “shknecore” të Edi Ramës dhe Adnan Merofcit. Madje këto merita nuk janë minore sepse i jeh “republika e mashizedekut” (Melkizedekut)!!!

3.E largoi ndokend lideri i LDK nga zyra me dhunë kur fyhej UÇK

E vërteta edhe para Liderit LDK të huajtë si në orkestër deri në gjysmën e janarit 1999, UÇK-ën e quanin “terroriste”.E shprehur si aksiomë historike se kurrë aty për aty nuk pati asnjë ragim. E ky realitet sot, i ofendon ata që kanë rënë me armë në dorë për çlirim, i ofendon ata që mbetën invalidë lufte, i ofendon të gjitha viktimat që nuk kishin moshë madhore nën 18 vjeq. Ky realitet është jo vetëm një akuzë politike, por është njollë e zezë që do të duhej të sherohej me reflektim, jo nga propoganda e bodigardëve, por të atyre që e duan vatanin, dhe kanë vedekur për çlirim të Kosovës, sepse edhe LDK ka brenda saj partiotë të pamposhtur.Dhe është pasuri kombëtare që janë, prandaj shkencorisht duhet vlerësohën.

Lideri i LDK-ës, këto janë fakte që janë shfaqur nga të huajtë në Zyrën Politike të UÇK-ës drejtuar nga Adem Demaçi, pea çdo misionar që vinte në Kosovë te Ai, deri më 5 maj 1999 kur u largua nga Kosova me dhunë, i thosht:“PO,UÇK nuk është në sinkroni me politikën tonë paqesore”. E ajo politikë nuk pajtohej me Platformën e Çlirimit të Kosovës, që është edhe një faktor se LDK nuk është parti çlirimtare, por parti kuisllinge “paqesore” sikurse Ballistët, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Legaliteti etj në Shqipërinë e okupuar, e ku zot shtëie ishte Herman Nojbaheri, Shmit Huberi etj, si aksponent të Gesatapos dhe ABVERIT. Dhe, derisa në Konferencën e Bujait ishte në cilsinë e përkrahsit ishte anglezi antifashist, në Prizren bje fjala ishte si “musafir” Shmit Huber (nazifashist). Dallimet duhet të bëhën në këtë mënyrë, e jo me bojatisje të fuqisë politike në baza të xhepit dhe interesit me fajde.

Madje, deri sa ishte lideri i lDK në Romë (nga 6 maji 1999) i lëshoi disa deklarata herë në shqipe të kulluar e herë në frengjishte shumë të dobët. Por nuk mund të spejgohet se lideri i LDK nuk ka kërkuar ndaljën e bombardimeve të NATO-s. Po mos ta harrojmë edhe një fakt se edhe pushteti italian ishte pengesë që të fillojnë bombatrdmet por edhe të vazhdojnë ato, sepse Vatikani dihet se çfarë pozicioni mban edhe sot, sepse koncepti: pqesor është bazament i Profetit Jezu Krishti. E Vatikani, publikishte është në esencë edhe sot në anën e: Spanjës, Sllovakisë, Rumunisë, Greqisë dhe Qipros. Po, edhe qeveria italiane në shumë raste taktizon deri në kërcnim, siç ishte rasti i Frederika Mogerinit ndaj Ramush Haradinit, i cili ia përplasi hartat e Çakorit dhe Kullës, në fytyrë. Pra nuk është Albin Kurti, as i pari, e që nuk është as Ramushi i pari që i dytëson ndërkombëtarët që veprojnë me paragjykime, sepse para tyre: Adem Demaçi ua pati përplasur në fytyrë të gjithëve se: UÇK nuk është terroriste e ata ishin: Jirzhi Dinzbir, Robert Gelbardit, Kris Hill, Riçard Hollbrukut e shumë të tjerë. Pra UÇK-n nuk e ka mbrojtur asnjë liderë i LDK-ës, përkundrazi jemi quajtur “dorë e zgjatur e Serbisë”, të “frustruar” e nofka tjera leksike. Kuptohet, se këto nominime nuk janë bërë nga një presion i jashtëm, por nga pozicioni i qëndrimeve politike, të cilat si parti e regjistruar në Beograd më 1989, fare pak ose aspak, nuk ishte reformuar, deri më 20 korrik 1999, madje edhe atëherë kur pati formuar pozicion Akademik Porf Dr Fehmi Agani të “vetlargohet” nga drejtimi dialektik dhe ideologjik i LDK-ës.

4.Për 49 pikat e kuvendit gjithëserbian më 8 qershor 2024

Ato 49 pika janë vazhdim i luftës së akorduar Milosheviq-Tuxhman në Kragjorgjevë të Beogradit në mars 1991. E vërteta, ajo Marrëveshje e kobëshme, i pati siellë dhe planifikuar të instalohën në Kosovë 250000 serbian nga Kroacia. Shtëpitë e tyre atëbotë ishin ndërtuar sidomos në Komunën e Deçankit, pra aty pranë Manastirit fashit, ku mirreshin direktivat se si duhet serbzuar Kosova. Kuptohet se serbizimi nuk ndodhi për faktin se lufta guerile e ditëve të para të UÇK-ës nga viti 1994 fliste shumë, por kolonizimi nuk mungoi, sepse një fshat srbian nga Shqipëria vershoi në Deçan për “mos me u larguar ma”, por që u largua sespe lufta e bëri diferencën, aq më parë kur Millosheviqi nuk pranoi në Karagjorgjevë që: “Kosova të konvertohet në katolike dhe të krijohet një Kroaci e dytë”.Pra, 49 pikat serbiane janë një fatamorganë që ujin e largon më tepër se fenomeni.

Pse janë nxjerrur 49 pikat, nga Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman në mars 1991 në Kragjorgjevë, janë nxierrur për faktin se atë botë: Kadijeviq dhe Haxhiq patën shkuar në Rusi për të kërkuar mbështetje për grushtshet ushtrak në RSFJ. Tash në 49 pikat serbiane lansohën në kohën kur Vulini deri para pak kohe krhyeshef i BIA-s serbiane e viziton Vladimir Putinin, i cili por si Hitleri e ka siellur botën para një krize shumë të rrezikshme. E nëse në Moskë Vulini serbian u njohtua se: nëse fiton Putini në Ukrainë, klyshët e tij janë në gadishmëri në Beograd, për të marshuar jo vetëm në Kosovë, por edhe drejtë Kotorit, Durrësit dhe Selanikut, pse jo edhe drejtë Sofjës dhe Zagrebit, sepse Sarajevën e ka të lirë nga Banja Lluka. Pra koha e Stevan Moleviqit (1941) për kuislling të verifikuar, nuk ka vdekur, sepse: “Serbia homogjene dhe integrale” është plan dhe program edhe i Kishës Serbiane, e cila kurrë nuk është larguar nga pozicioni isaj gjenocidal të tipit nazifashist për krijimin e kampeve të përqëndrimit si: Bllaca, Stankoveci, Çegrani, Kuksi për shqiptarë që duhej të shfarosën.Miku i mirë për ditë të shtrenjët.Para dy ditësh Xhefri Hovenjer theksoi se mardhënjet në mes Kosovës dhe Serbisë mund të rregullohën vetëm me njohje reciproke. Ndërsa, më 13 qershor 1999 Kristofer Hilla ambasador i SHBA në Beograd deklaroi se: mardhnjët në mes Kosovës dhe Serbisë rregullohën nëse Kosova pranohet në BE edhe pa pranimin nga Serbia. Së këndejmi, cili i ka bekimin e Blinkenit nuk dihet, por cili është qëndrimi i Xho Bajdenit dihet, se është i tillë siç e tha Ambasadori Xhefri Hovenier.Pra çlirimi dhe siguria e Republikës Kosovës është e grantuar. Rrnoftë Amerika!

Më 14 qershor 2024

(Kosova Sot Online)