Çmimi final i faturës së dialogut me Serbinë, me kosto dhe konsensus të përbashkët mes pozitës dhe opozitës kosovare

Çmimi final i faturës së dialogut me Serbinë, me kosto dhe konsensus të përbashkët mes pozitës dhe opozitës kosovare
Çmimi final i faturës së dialogut me Serbinë, me kosto dhe konsensus të përbashkët mes pozitës dhe opozitës kosovare

Nexhat Haziri

  • 13 June 2024 - 21:28

Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri

Çështjet e hapura që ka Kosova me Serbinë që janë përfshirë e dialoguar në procesin e ndërmjetuar nga BE-ja, gjithnjë ka shtruar nevojën e formimit të një konsensuesi politik e qytetar, e që për fat të keq, klasa politike ka dështuar që të arrijë këtë, dhe kjo nisme i ka takuar siç i takon edhe sot partisë që udhëheq me Kosovën apo qe qeverisë.

 

Edhe hapja e Urës mbi lumin Ibër kërkon një konmsensus politik dhe bashkërendim me aleatët tanë perëndimor. Por kjo duhet të bëhet mbi bazën e nevojave të lëvizjes së lirë të njerëzve në të dy anët e qytetit të Mitrovicës që do të ndihmonte në afrimin e dy komuniteteve , shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, për të krijuar lëvizje të lirë por edhe mundësi zhvillimi dhe përmirësim të jetës së qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Nuk mendoj se siç ka deklaruar edhe ish-kryeministri Haradinaj se hapja e urës së Ibrit të bëhet si revansh i të ashtuquajturit "Kuvendin gjithëserb" dhe deklaratës së dal nga pala serbë ne këtë kuvend, pasi e tërë kjo shfaqje primitive e mesjetare është bërë më shumë për konsum të brendshëm politik në Serbi se sa mund të jetësohet diçka nga ajo që është thënë nga serbët në këtë të ashtuquajtur "Kuvendin gjithëserb".

Deklarata të tilla nga pala serbe ne kemi dëgjuar tash e 25 vite, pra nuk kishte asgjë të re e serioze në raport me Kosovën, përveç vazhdimeve të një retorike të vjetër milloshevioqiane gjoja për ti kërcënuar e frikësuar shqiptarët. Serbia më këtë tentoi ta luan të fortin e rajonit, por realiteti i ri gjeopolitik dhe ai i sigurisë në Ballkan e demanton këtë dëshirë të Beogradit zyrtar për supermancë mbi të tjerët, për faktin se Kosova është një shtet edhe pse akoma jo antar i NATO-s, por kjo e fundit e garanton sigurinë dhe territorin e Kosovës nga çfarëdo sulmi që mund ti vije nga jashtë dhe një faktor tjetër është zhvillimi i hovshëm i kapaciteteve ushtarake të Kosovës, pastaj Shqipëria një vend anëtar i NATO-s, me baza shumë të rëndësishme të aleancës në territorin e saj, dhe të gjitha këto fakte bëjnë që Serbia të duket një tigër prej letre. Përsëris në fund se hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve të bëhet mbi bazën e krijimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave duke biseduar dhe garantuar qytetarët e komunitetit serb që jetojnë ne pjesën veriore të vendit se ky hap është në drejtim të integrimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve pa përjashtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".