Për interesin e Kosovës, pozitë - opozitë me një fjalë e me një besë

Për interesin e Kosovës, pozitë - opozitë me një fjalë e me një besë
Për interesin e Kosovës, pozitë - opozitë me një fjalë e me një besë

Shefik Shkodra

  • 13 June 2024 - 21:27

 Shkruan:ANALISTI-Shefik Shkodra

Duket se nga SHBA, këto ditët e fundit, del një zë më i favorshëm për Kosovën, ngjashëm dëshirojmë të dëgjojmë edhe nga BE dhe të tjerët. Bota i sheh e i dëgjon politikanët serbë. Këta janë të tërbuar.

 

Është domosdoshmëri që partitë të bëhen me një fjalë kur është për çështje të interesit të përgjithshëm të Kosovës. Kur Serbia organizon "Kuvende gjithë serbe" edhe Kosova ka mundësi, pozitë - opozitë të organizohen dhe të bëjnë një koncenzus për "çlirimin e urës" në Mitrovicë. Saktë për t'i treguar atyre udhëheqësve serbë me një sjellje e politikë të vjetruar - shekullore, qê nuk po duan ta dëgjojnë askënd. Dhe, ajo që është e pa alternativë për ne, Kosova duhet të shtrijë sovranitetin për integritetin e vendit dhe qeverisjen e tij me kushtetutë. Tashmë është një kohë shumë e gjatë, kur Serbia nuk pajtohet në mënyrë paqësore, duke mos zbatuar asnjë marrëveshje me Kosovën.

Obstrukcionet dhe kërcënimet e tyre nuk ndalën. Duket se nga SHBA, këto ditët e fundit, del një zë më i favorshëm për Kosovën, ngjashëm dëshirojmë të dëgjojmë edhe nga BE dhe të tjerët. Bota i sheh e i dëgjon politikanët serbë. Këta janë të tërbuar. Mirë është shprehur Ramush Haradinaj i AAK-s lidhur me këtë çështje. Do të duhej që edhe LDK dhe të tjerët të marrë të njëjtin qëndrim. Për çështje të ngjashme s'ka luftë në mes pozitës dhe opozitës. Në mes partisë me partinë tjetër. Krejt me një fjalë. Sot mundemi diçka, nesër s'është e sigurt për të lëvizur asgjë. Ose do të jetë më vështirë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".