UEFA e shpërblen Messin

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 14:21
UEFA e shpërblen Messin

Edhe pse nuk e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë, duke mos fituar asnjë trofe me Barcelonën, Lionel Messi është shpërblyer nga UEFA.

Goli bukur që shënoi argjentinasi në UEFA Champions League është zgjedhur më i miri i sezonit 2019/20.

UEFA ka publikuar 10 më të mirët e sezonit dhe Messi është i pari në listë.

Ky gol i bukur i Messit mund të jetë i fundit me fanellën e Barcelonës, pasi argjentinasi dëshiron të largohet nga Camo Nou, por Barça po i bën shumë të vështirë pasi nuk dëshiron të humbasë më të mirin e të gjitha kohëve. 

(Kosova Sot Online)