Lewandowski: “Do t’ia jepja vetes Topin e Artë”

  • S.A /
  • 29 August 2020 - 16:37
Lewandowski: “Do t’ia jepja vetes Topin e Artë”

Robert Lewandowski është paksa i zhgënjyer pasi edhe në sezonin ku fitoi gjithçka dhe shkëlqeu, nuk do të mund ta fitojë “Topin e Artë”.

Lewa e ndihmoi Bayernin të fitojë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Champions Leaguen.

Ai pati sezonin më të mirë në karrierë me 55 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat, thjesht magjik.

Sido që të jetë, ani pse ai gjithashtu shihej si kandidati numër një për ta fituar, këtë vit s’do të ketë Top të Artë.

‘France Football’, që ndan këtë çmim për dekada, ka vendosur që për shkak të pandemisë, të mos ketë Top të Artë për vitin 2020 me arsyen se s’mund të ketë vlerësime të dhurua se kush e meriton atë.

Megjithatë, statistikat dhe triumfet flasin qartë se kush e meriton dhe Lewandowski e di këtë.

Në pyetjen se kujt do t’ia jepje Topin e Artë, Lewandowski u përgjigj: “Vetes”. “Kemi fituar gjithçka që mund të fitohet. Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha garat. Mendoj se një lojtar arrin kaq shumë, duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Lewa.

(Kosova  Sot Online )