Liverpool me formacion të fortë kundër Arsenalit

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 17:30
Liverpool me formacion të fortë kundër Arsenalit

Jurgen Klopp duket se e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen e superkupës me Arsenalin.

M’u për këtë trajneri gjerman ka future sot në 11-ën e tij të parë ekipin më të mirë të tij.

Ekipit të Liverpool në 11-ën e tij i mungon vetëm Trent-Alexander Arnold, derisa lojtarët tjerë janë ata që Klopp e fitoi titullin e Premier Ligës pas 30 viteve me Liverpool.

 Firmino, Salah dhe Mane do t’i prijnë sulmit të Klopp në superkupën e Anglisë, që zhvillohet dy javë para se të startojë kampionati në Angli.

Në anën tjetër, Arsenali – i cili fitoi kupën FA duke mundur Chelsean në finale ka zgjedhur një formacion më të butë për Liverpool.

Arteta ka startuar me një formacion të kombinuar me lojtarë të ri dhe të vjetër, derisa nga minuta e parë ka startuar kosovari Granit Xhaka por edhe Aubameyang.

Binë në sy edhe kthimi i Mohammed Elneny i cili ishte i huazuar në Besiktash sezonin e kaluar, ndërkohë në bankë rezervë nuk është Shkodran Mustafi që me gjasë ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Formacionet zyrtare:

Arsenal

Liverpool

(Kosova Sot Online)