Armend Dallku i thotë “marrë të qofte” selektorit Rafet Prekazi

  • S.A /
  • 29 August 2020 - 16:45
Armend Dallku i thotë “marrë të qofte” selektorit Rafet Prekazi

Trajneri i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka publikuar listën e të ftuarve të Kosova U21, ku më 4 shtator ata do të përballen me Anglinë në Prishtinë. Por, lista nuk ka shkuar edhe pa kritika të mëdha, sidomos nga klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina. Një ndër talentët më të mirë të kësaj skuadre, Qëndrim Zyba nuk ka marrë ftesë nga Prekazi dhe kjo ka bërë që klubi i kryeqytetit të reagojë me anë të një komunikate në faqen e vetë zyrtare në Facebook.

“Nuk ka vend për Qëndrim Zybën me 16 paraqitje zyrtare me Prishtinën dhe duke zhvilluar të gjitha ndeshjet kryesore e duke bërë dallimin në finale të Kupës me Ballkanin. Dhe, nuk është hera e parë kur seleksionuesi, Rafet Prekazi i shmangë futbollistët e Prishtinës. Opinioni vet le ta gjykoj se a ka pasur vend mesfushori i Prishtinës në këtë listë a po jo!”, shkruhet në reagimin zyrtarë të FC Prishtinës.Pas këtij reagimi ka ardhur edhe një reagim nga trajneri i Prishtinës, Armend Dallku. Mosftesën për zybën ai e ka quajtur “një turp” për trajnerin Prekazi. “E çka me bo më shumë se mi luajt 16 ndeshje zyrtare me FC Prishtinën edhe mos me u ftu. Marre ju qoftë! Por, thirrni mendjes se pastaj po vajtojna pse iku ai ose pse iku ky”, ka shkruar Dallku me disa gabime gramatikore në një status në facebook.

(Kosova Sot Online )