Manchester United favorit për De Beek

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 09:12
Manchester United favorit për De Beek

Manchester Unitedi është favorit për ta blerë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek, sipas ESPN-së.

23-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së Ajaxit pë përgatitjet parasezonale, por nuk u ftua për ndeshjen miqësore kundër Frankfurtit të shtunën.

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, e ka pranuar se mesfushori holandez pritet të largohet ketë verë.

Van de Beek i ka edhe dy vjet kontratë me Ajaxit dhe Unitedi ka shfaqur interesim për të që prej janarit, sipas ESPN.

Së fundmi u tha se holandezi do t’i bashkohej Barcelonës, e cila e emërtoi Ronald Koemanin në postin e trajnerit këtë muaj.

Por, ESPN këmbëngul se Barcelona nuk është opsion për të dhe se Unitedi është favorit për t’i siguruar shërbimet e Van de Beek. 

(Kosova Sot Online)