Reagon La Liga për rastin e Messit, ia mban anën Barcelonës

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 14:44
Reagon La Liga për rastin e Messit, ia mban anën Barcelonës

Liga elitare e futbollit spanjoll, La Liga, ia ka mbajtur anën Barcelonës në betejën me Lionel Messin për çështjen e kontratës, duke thënë në një komunikatë për media të dielën se lojtari ka kontratë me klubin dhe mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij në vlerë 700 milionë euro.

Messi e tronditi Barcelonën të martën duke e dorëzuar në klub një kërkesë, e njohur në Spanjë si burfox, për ta kërkuar largimin nga klubi si lojtar i lirë dhe sot nuk u paraqit për ta bërë testin e PCR-së për koronavirus

33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, por argumenti avokatëve të tij është se ai mund të largohet si lojtar i lirë në përputhje me një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me klubin që ia mundëson atij të largohet pa asnjë qindarkë.

Por ajo klauzolë mund të aktivizohet nga Messi vetëm në një periudhë të caktuar kohore, mars-maj.

Dhe meqë sezoni 2019/20 u shty deri në fund të gushtit, për shkak të pandemisë koronavirus, avokatët e Messit argumentojnë se edhe afati i klauzolës së tij duhet të shtyhet, gjë që kundërshtohet nga Barcelona.

Barcelona nuk ka dashur as të pranojë të flasë për largimin e Messit dhe është e gatshme të heqë dorë nga ai vetëm nëse paguhet klauzola e tij në vlerë 700 milionë euro.

La Liga ka vendosur që Barcelona ka të drejtë dhe se mënyra e vetme që Messi të largohet është përmes klauzolës 700 milionë eurosh.

“Në lidhje me situatën e kontratës së Lionel Messit dhe Barcelonën, La Liga e sheh të udhës të sqarojë se: Kontrata është në fuqi dhe e ka një klauzolë largimi, e aplikueshme në rast se Lionel Andres Messi vendos të largohet para kohe me vendim të njëanshëm”, thuhet në reagimin e La Ligës.

La Liga shton: “

“La Liga nuk do të japë leje për çregjistrimin e lojtarit nga federata, nëse shuma e cekur në kontratë nuk paguhet”.

(Kosova Sot Online)