FIFA pranon kërkesën e CONMEBOL

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 14:05
FIFA pranon kërkesën e CONMEBOL

Copa America 2024, FIFA pranon kërkesën e CONMEBOL! Vjen ndryshimi si në Euro 2024

Lajm i mirë për skuadrat e përfshira në Kupën e ardhshme të Amerikës, e cila do të luhet në SHBA nga data 20 qershor deri më 14 korrik. FIFA ka vendosur të rrisë numrin maksimal të lojtarëve që mund të thirren: në fakt, në Kongresin e mbajtur në Bangkok, u miratua rritja e skuadrave nga 23 në 26 lojtarë.

Një kërkesë specifike nga CONMEBOL, e cila njoftoi se kishte pranuar kërkesën e Konfederatës Braziliane për të zgjatur afatin për paraqitjen e listës përfundimtare të lojtarëve deri më 15 qershor, tre ditë më vonë se sa pritej fillimisht.


(Kosova Sot Online)