Zbulohet oferta marramendëse që Man City e ka përgatitur për Messin

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 08:53
Zbulohet oferta marramendëse që Man City e ka përgatitur për Messin

Manchester City e ka përgatitur një ofertë marramendëse për Lionel Messin, i cili është buzë largimit nga Barcelona pas plot 16 vjetëve në ekipin e parë.

Messi e njoftoi Barcelonën javën e kaluar përmes një shkrese zyrtare së dëshiron të largohet dhe të dielën nuk u paraqit për testim para fillimit të stërvitjeve për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Manchester City, i cili udhëhiqet ta ish-trajneri i argjentinasit, thuhet të jetë klubi favorit për afrimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Sipas Sport, një gazetë katalonase e afërt me klubin, City do t’i ofrojë Messit kontratë pesëvjeçare.

Marrëveshja do të ndahet në dy periudha – që nënkupton se Messi do t’i kalonte tri vjet me të kaltrit në Premierligë dhe dy vjetët pasuese me klubin motër të City, New York City në MLS.

Sipas kësaj marrëveshje, Messi do t’i fitonte 100 milionë euro bruto në sezon, ndërsa totali i kontratës e ka vlerën 750 milionë euro për pesë vjet.

Pjesa tjetër e shumës do të jetë 250 milionë euro shtesë për kalimin në New York.

Ky lloj i marrëveshjes do ta shmangte shkeljen e mundshme të rregullave për ndershmëri financiare të UEFA-s (FFP).

(Kosova Sot Online )