Muriqi shumë afër Lazios

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 11:53
Muriqi shumë afër Lazios

E ardhmja e Vedat Muriqit duket se do të jetë Lazio dhe Serie A italiane.

Thuhet se ylli i Kombëtares së Kosovës e ka arritur një marrëveshje personale me klubin italian, por ende mungon marrëveshja në mes Lazios dhe klubit aktual të futbollistit, Fenerbahçes.

Lazio ka ofruar në total afër 18 milionë euro për gjigantin turk, por turqit i kërkojnë rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin.

Sky Sports ka raportuar gjatë ditës së sotme se ka përparime në negociata mes dy klubeve.

Marrëveshja për transferimin e Muriqit në Serie A mes dy klubeve raportohet se do të arrihet gjatë kësaj jave.

Fenerbahce po këmbëngul për të fituar sa më shumë nga shitja e kosovarit, pasi 15 për qind e shumës do t’i shkoj ish-klubit të Muriqit, Rizespor.

Ndërkohë pritet edhe udhëtimi i Muriqit drejt kryeqytetit italian për vizitat mjekësore.

Duke e parë afërsinë e Lazios me Muriqin dhe Fenerbahçen, Fiorentina ka nisur të dorëzohet.

(Kosova Sot Online )