Bayern Munich vjen me ofertë për Perisic, Interi e refuzon

  • S.A /
  • 01 September 2020 - 16:41
Bayern Munich vjen me ofertë për Perisic, Interi e refuzon

Bayern Munich i ka bërë Interit ofertë në vlerë 12 milionë euro për Ivan Perisic, e cila nuk i është pranuar, sepse gjiganti italian i do të paktën 15 milionë euro për kroatin. Perisic e kaloi sezonin e fundit në Bayern, ku e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Bundesligë, dhe falë paraqitjeve bindëse, klubi gjerman dëshiron ta blejë përfundimisht. Edhe një tender për Devollët, tash Federata e Futbollit ia dhuron ligën në një proces të dyshimtë Gazeta gjermane Bild shkruan se pavarësisht refuzimit të ofertës, Interi po i vazhdon bisedimet me Bayernin, i cili po përfaqësohet nga vet presidenti Karl-Heinz Rummenigge

.

Inter këmbëngul se Perisic kushton të paktën 15 milionë euro dhe palët po bisedojnë për ta gjetur një marrëveshje. Bisedimet do të vazhdojnë, duke e parë vullnetin e të dy palëve për ta gjetur një ujdi të kënaqshme për të gjithë.

(Kosova Sot Online )