Messi shkon diku tjetër ose në shtëpi, sepse Barcelonën e ka lënë – thotë ish-ylli argjentinas

  • S.A /
  • 01 September 2020 - 16:33
Messi shkon diku tjetër ose në shtëpi, sepse Barcelonën e ka lënë – thotë ish-ylli argjentinas

Lionel Messi e ka braktisur Barcelonën tashmë dhe është i bindur për ta vazhduar karrierën diku tjetër, thotë Jorge Valdano, ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Real Madridit. Messi nuk mori pjesë në ditën e parë e stërvitjeve parasezonale të Barcelonës nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ronald Koeman të hënën, sepse tashmë e ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet. Edhe një tender për Devollët, tash Federata e Futbollit ia dhuron ligën në një proces të dyshimtë. 33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, por dëshiron të largohet falas këtë verë, duke u thirrur mbi një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me klubin që ia mundëson atij të largohet pa asnjë qindarkë.Por klubi dhe La Liga janë të mendimit se klauzola e lirimit të tij në vlerë 700 milionë euro mbetet në fuqi dhe ajo është e vetmja mënyrë për të për ta shkëputur kontratën para kohe. Manchester City përfolur si klubi që i prin garës për t’i siguruar shërbimet e tij, me Interin dhe Paris Saint-Germain që po ashtu kanë shfaqur interesim të madh për të.

Ish-sulmuesi, trajneri dhe drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Valdano, i cili e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986, është i bindur se e ardhmja e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë është larg Camp Nou. “Ai ose do të shkojë në një klub tjetër, ose në shtëpinë e vet, por ai e ka lënë Barcelonën tashmë. Jam plotësisht i bindur për këtë. Nuk e kam asnjë dyshim”, tha Valdano për Onda Cero. “Sa më shpejt që ta kuptojë Barcelona se do ta humbasë lojtarin më të mirë në historinë e vet, aq më shpejt do të përqendrohet në rindërtimin e ekipit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )