Messi, Bartomeus: Leo dëshiron të largohet, “ka përfunduar epoka ime”

  • S.A /
  • 04 September 2020 - 10:05
Messi, Bartomeus: Leo dëshiron të largohet, “ka përfunduar epoka ime”

Ishte pothuajse e kryer. Lionel Messi e kishte vendosur që të largohet nga Barcelona, por gjërat kanë ndryshuar dhe 33-vjeçari mund të qëndrojë për të paktën edhe një sezon në ‘Camp Nou’. Duket se ka ndryshuar rrënjësisht situata e Lionel Messit. Sipas mediave në Spanjë, 33-vjeçari, që ditë më parë insistonte të largohet nga Barcelona, do të qëndrojë të paktën deri në qershor të vitit 2021.

Por çfarë ndodhi, përse ky ndryshim i menjëhershëm i Leos? Meritore është Josep Maria Bartomeu, numri një i Barcelonës, i cili ka insistuar që një legjendë si Messi të mos largohet në këtë mënyrë se si argjentinasi dëshironte.

Bartomeu është takuar të mërkurën dhe të enjten me babain e lojtarit dhe JUGONES ka zbuluar në mënyrë ekskluzive një pjesë të bisedës mes tyre nga burime të sigurta, çka edhe e shtyri Leon të ndryshojë mendim, por ende nuk është asgjë zyrtare.

Fillimisht, Josep Pedrerol, gazetari që mësoi nga burime të sigurta, thotë se Jorge në takimin e parë i kishte thënë Bartomeus: “Djali im dëshiron të largohet, dëshiron të ndërrojë ambient, dëshiron një jetë të re”, duke i cituar fjalët e 33-vjeçarit: “ka përfunduar epoka ime në Barcelonë”.

Pedrerol gjithashtu zbuloi se si Jorge i ka thënë Bartomeus se ka përfunduar gjithçka tashmë dhe i ka kërkuar që ta lë djalin e tij të largohet, por presidenti i Barcelonës i është përgjigjur: “Nuk mundem sepse ka kontratë. Djali juaj nuk mund ta përfundojë karrierën në Barcelonë në këtë mënyrë. Nëse dëshiron të largohet atëherë le ta bëjë pas një viti, por të qëndrojë edhe këtë vit që të përshëndetet me të gjithë ndeshje pas ndeshje”.

“Të kërkoj që të qëndrojë edhe një vit, unë s’mund të të shes, nuk mund të të shes”, ishin disa fjalë të tjera të Bartomesu, drejtues Jorge Messit, që më pas do t’ia përcillte djalit të tij.

Barça ia bëri të vështirë Leos, pasi dëshironte të largohet falas, kurse klubi insistonte se klauzola 700 milionë euro është valide dhe e vetmja mënyrë se si mund të largohet është duke e paguar atë, kështu që në fund më shumë ka mundësi që të qëndrojë se sa të largohet.

Pedrerol thotë se Messi tashmë është duke menduar që pas gjithë kësaj tollovie, si të dalë dhe të thotë që “po qëndron apo po largohet”.

Gjasat janë që ai të qëndrojë dhe sipas premtimeve të Bartomeus, të largohet në qershor të vitit 2021 ashtu siç i ka hije një legjende, për gjithçka që i ka dhënë klubit pasit sot, ai është lojtari më i mirë në histori, me shumë rekorde dhe tituj mbi supe.

(Kosova Sot Online )