“Messi do të qëndrojë në Barcelonë”

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 15:56
“Messi do të qëndrojë në Barcelonë”

Derisa lufta vazhdon me La Ligën, Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë deri në vitin 2021.

“TyCSports”, ka konfirmuar se Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë deri në fund të kontratës, deri në qershor të vitit 2021.

Sipas “TyCSports”, Messi do ta bëjë publike përmes një video lajmin se do të qëndrojë në Barcelonë, derisa lufta me La Ligën do të vazhdojë.

Përse i reagoi Messi La Ligës me një komunikatë se; “nuk VLEN klauzola 700 milionë euro”, sipas gazetarit Josep Pedrerol, ai e bëri këtë për imazhin e tij.

Por nuk ka sjell rezultat, në fund ka nisur një luftë të vërtetë sepse La Liga ka reaguar dhe sërish ka insistuar se “klauzola 700 milionë euro është valide”. 

(Kosova Sot Online)