Çka tani, a do të largohet Messi falas nga Barcelona?

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 15:21
Çka tani, a do të largohet Messi falas nga Barcelona?

“Nuk vlen klauzola 700 milionë euro”, kështu ka thënë Jorge Messi lidhur me klauzolën e djalit të tij Lionel Messi.

Nuk ka qetësi. Lionel Messi, sa afër qëndrimit, aq edhe afër largimit nga Barcelona – telenovela vazhdon.

Përmes një komunikate, zyrtarisht Jorge Messi i ka reaguar La Ligës.

I këshilluar nga avokatët e tij pas analizave dhe diskutimeve të shumta, Jorge ka marrë guximin të reagojë kundër La Ligës duke ia ka bërë të qartë se klauzola 700 milionë euro që ata pretenduan me 30 gusht se është valide, nuk ekziston.

“Ne nuk e dimë se çfarë kontrate kanë analizuar ata (la liga), dhe cilat janë bazat mbi të cilat ara vijnë në përfundim se ajo kontratë e ka një klauzolë të zbatueshme në rast se lojtari vendos që në mënyrë të njëanshme ta shkëputë kontratën. Ky duhet të jenë një gabim i qartë nga ana e tyre”, shkruhet në komunikatën e Jorge Messi.

“Është e qartë se klauzola prej 700 milionë eurove nuk është e aplikueshme pas sezonit 2019/20, nuk vlen”.

U duke sikur po qetësohet gjithçka, por ky reagim i Messit edhe njëherë vërteton dëshiron e Leos për t’u larguar nga Barcelona.

Komunikata e publikuar pak më parë, ndryshon gjithçka… Leo Messi vërtetë sipas babait të tij dhe avokatëve të tij, mund të largohet pa asnjë cent këtë verë.

(Kosova Sot Online)