Kosova me formacion sulmues kundër Anglisë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 18:10
Kosova me formacion sulmues kundër Anglisë

Kosova U21 sot do të luajë kundër Anglisë U21 ku do të luajnë në Prishtinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”

Kosova U21 do të startojë me një formacion sulmues ku Veliu dhe Manaj do të jenë në sulm ndërkaq pas tyre do të jetë treshja e mesfushorëve të njohur edhe nga superliga e Kosovës, Blend Baftiu, Kryeziu dhe Selmani.

Edhe Anglia pritet të këtë një formacion interesant ku paraqiten edhe lojtarë që luajnë në Premier Ligë si Saka dhe Nketiah i Arsenalit që do të startojnë në sulm.

Kosova U21 është në vendin e tretë të kualifikimeve për Euro 2021 për grupmoshat U21 më gjashtë pikë.

Image

(Kosova Sot Online)