Guardiola e do Koulibalyn

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 13:13
Guardiola e do Koulibalyn

Qendërmbrojtësi i Napolit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, ndërsa Manchester City duket të jetë njëri prej tyre

Kalidou Koulibaly mund ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez.

Qendërmbrojtësi afrikan shfaqi formë të shkëlqyeshme me Napolin në dy sezonet e fundit, prandaj gjatë këtij afati kalimtar pritet të lëvizë nga “San Paolo”.

Mediumi britanik “Express Sport” shkruan se mbrojtësi senegalez mund të përfundojë në Premierligë.

Interesimin më të madh për shërbimet e tij e ka shfaqur Manchester City.

Trajneri Pep Guardiola e pëlqen futbollistin, i cili një kohë ishte bërë objektiv i Manchester Unitedit.

Natyrisht, Cityt i nevojitet të shpenzojë shumë para pasi Napoli nuk do ta shiste Koulibalyn për një shifër më të ulët se 80 milionë euro.

Napoli tashmë e ka transferuar pasardhësin e Koulibalyt.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani, i cili e kaloi një sezon bravuroz në Verona, ku ishte transferuar vjet nga Dinamo Zagrebi. 

(Kosova Sot Online)