Zyrtare: Kolarov lojtar i Interit

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 17:03
Zyrtare: Kolarov lojtar i Interit

Interi ka lajmëruar zyrtarisht se ka nënshkruar me Aleksandar Kolarov nga Roma

Kolarov ka kryer testet mjekësore dje dhe këtë mëngjes, kurse pasdite ka nënshkruar kontratë me Interin.

Klubi ka lajmëruar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë.

“Aleksandar Kolarov zyrtarisht është  lojtar i ri i Interit”, ka shkruar klubi në një deklaratë. “Serbi ka kaluar tërësisht të zikaltërit nga AS Roma”.

Roma ka treguar se largimi i Kolarov është bërë për 1.5 milion euro, plus gjysmë milioni nëse arrihen synimet e skuadrës.


(Kosova Sot Online)