Giulini: Interi dëshiron ta mbajë Nainggolan

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 22:17
Giulini: Interi dëshiron ta mbajë Nainggolan

“Interi dëshiron ta mbajë Radja Nainggolan”, ka konfirmuar presidenti i Cagliari Tommaso Giulini. “Është e pamundshme të nënshkruajmë më të”

Belgu ka kaluar sezonin e kaluar i huazuar në Sardinia ku e ka rizbuluar formën e tij, që duket e mjaftueshme që drejtorët e Interit ta ndalin atë në skuadër edhe për një vit.

“Takimi me Interin nuk shkoi mirë, ai do të qëndrojë në Milan”, tha Giulini për gazetarët pasi doli nga zyrat qendrore të zikaltërve.

“Është e pamundshme për ne që të nënshkruajmë më ta. Me të vërtetë ai do të qendrojë atje, pasi që Interi dëshiron ta mbajë Nainggolan”.

Presidenti i Cagliari po ashtu ka konfirmuar që ata janë në diskutimet me “Federico Fazio me Romën, por do të pritet çfarë do të ndodh”. 

(Kosova Sot Online)