Aston Villa e Napoli ende të interesuara për Rashicën

  • S.A /
  • 10 September 2020 - 08:34
Aston Villa e Napoli ende të interesuara për Rashicën

Milot Rashica ende vazhdon të jetë në Werder Bremen edhe pse është thënë që herët se ai do të largohet nga kjo skuadër. Werder Bremen ende nuk e ka shitur Milot Rashicën, pavarësisht se drejtuesit e kësaj skuadre disa herë kanë thënë se Rashica do të largohet nga kjo skuadër. Saviçeviq e konsideron politikë të pastër ndeshjen e vitit të kaluar të Malit të Zi me Kosovën.Por, pas disa javëve pa lajme, sot, media gjermane DeichStube ka shkruar se për Rashicën ende janë në garë dy skuadre.

Bëhet fjalë që si Aston Villa ashtu edhe Napoli vazhdojnë ta kenë të njëjtin interesim për “raketën” kosovare. Megjithatë, kjo media thotë se paratë për blerjen e Rashicës i ka vetëm skuadra angleze, Aston Villa. Gjermanët kërkojnë 25 milionë për Rashicën dhe Villa thuhet se është e gatshme që t’i paguajë këto para për të.Megjithatë, Rashica ka vazhduar të stërvitet me Werderin dhe se duket se ekipi i tij po pret oferta edhe nga skuadra tjera, jo vetëm nga Napoli apo Aston Villa.

(Kosova Sot Online )