Juventusi e humb durimin me Suarezin

  • S.A /
  • 14 September 2020 - 08:40
Juventusi e humb durimin me Suarezin

Juventusi po e humb durimin me Luis Suarezin, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shkëputjen e kontratës dhe ka mundësi të qëndrojë në Camp Nou në fund të fundit.

Kalimi i sulmuesit uruguaian në Allianz Stadium është goxha i koklavitur dhe trajneri i Juves, Andrea Pirlo, e ka ripërsëritur se e dëshiron një sulmues sa më shpejt që është e mundur.

Thuhet se trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka bërë tashmë planet për Barçën e tij pa 33-vjeçarin.

Megjithatë, paga e tij mund të jetë problem dhe mund të bëjë Suarezin të qëndrojë.

Suarezi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit të ardhshëm dhe e nëse i zhvillon 60% të ndeshjeve gjatë këtij sezoni, atëherë marrëveshja e tij do të zgjatet për një vit tjetër automatikisht.

Të dy palët shpresojnë ta ndërpresin kontratën dhe t’i ndajnë rrugët, por sipas mediave spanjolle Suarezi po e kërkon pagën e plotë për këtë sezon në mënyrë që ta ndërpresë kontratën.

Por, sipas mediave italiane, Juventusi ka nisur ta humbë durimin me Suarezin, i cili po ashtu duhet ta fitojë edhe pasaportën italiane.

(kosova Sot Online )