Doktori e jep lajmin e keq për Zaniolon

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 14:02
Doktori e jep lajmin e keq për Zaniolon

Nicolò Zaniolo mund të ketë humbur tërë sezonin, madje edhe pjesëmarrjen në Europian. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ky do të ishte rreziku më i madh për talentin e Romës, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë.

Sipas profesorit Christian Fink, i cili dje operoi mesfushorin sulmues të verdhekuqve, koha për një rikuperim optimal dhe shmangien e rreziqeve do të ishte më e gjatë se gjashtë muaj, që e kërkon një dëmtim të këtij lloji.

Mjeku i njohur austriak rekomandon nëntë muaj riaftësim para se të kthehet në fushat e blerta, për të shmangur telashe të tjera, që do të rrezikonin karrierën e futbollistit italian.

Sidoqoftë, kthimi në mes të qershorit do të nënkuptonte edhe humbjen e Kampionatin Evropian, pasi pa arritur formën fizike me Romën (nuk do të luante asnjë ndeshje), Mancini nuk mund ta grumbullojë në përfaqësuese.

(Kosova Sot Online)