Tonali dhe Diaz në skuadrën e Milanit për Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 15 September 2020 - 16:49
Tonali dhe Diaz në skuadrën e Milanit për Ligën e Evropës

Milani e ka konfirmuar listën me lojtarët e regjistruar për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Shamrock Rovers. Për këtë takim kualifikues janë ftuar edhe blerjet e reja, si Sandro Tonali, Brahim Diaz dhe Ciprian Tatarusanu. Milani do të udhëtojë drejt Irlandës për t’u përballur me Rovers gjatë kësaj jave, në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës. Skuadra e Milanit për Ligën e Evropës: Portierë: Tatarusanu, A. Donnarumma, G. Donnarumma.

Mbrojtës: Calabria, Romagnoli, Conti, Theo Hernandez, Musacchio, Kjaer, Duarte, Gabbia, Kalulu, Stanga, Laxalt, Oddi. Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Tonali, Calhanoglu, Brahim Diaz, Krunic, Paqueta, Saelemaekers, Kessie, Mionic, Olzer, Capone, Frigerio, Brambilla. Sulmues: Ibrahimovic, Rebic, Leao, Maldini, Colombo, Tonin.

(Kosova Sot Online )