Zbulohen lojtarët më të paguar, ja kush kryeson. Pas CR7, Lionel Messi futet në listën e futbollistëve miliarderë

  • G.G /
  • 16 September 2020 - 09:55
Zbulohen lojtarët më të paguar, ja kush kryeson. Pas CR7, Lionel Messi futet në listën e futbollistëve miliarderë

Ylli i Barcelonës, mban vendin si futbollisti i dytë miliarder në botë.

Pas Cristiano Ronaldos, i cili ishte i parë që bëri këtë arritje, Forbes futi këtë vit në listën e futbollistëve miliarderë Messin.

Revista prestigjioze Forbes raporton se sulmuesi i Barcelonës ka siguruar 1 miliardë fitime gjatë karrierës së tij.

Ndërsa është shpallur edhe futbollisti më i paguar për vitin 2020, me 126 milionë dollarë fitime.

Ai ndiqet nga rivali i tij, CR7 që mban vendin e dytë me 117 milionë dollarë fitime.

Ndërsa vendin e tretë e mban Neymar me 96 milionë dollarë fitime.

Shikoni listën:

1. Lionel Messi (Barcelona) –  126 milion dollarë

2. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 117 milion dollarë

3. Neymar (Paris Saint-Germain) –  96 milion dollarë

4. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 42 milion dollarë

5. Mohamed Salah (Liverpool) – 37 milion dollarë

6. Paul Pogba (Manchester United) – 34 milion dollarë

7. Antoine Griezmann (Barcelona) – 33 milion dollarë

8. Gareth Bale (Real Madrid) – 29 milion dollarë

9. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 28 milion dollarë

10. David de Gea (Manchester United) – 27 milion dollarë.

(Kosova Sot Online)