FC Prishtina i vazhdon kontratat me katër futbollistë

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 17:11
FC Prishtina i vazhdon kontratat me katër futbollistë

FC Prishtina i ka vazhduar sot kontratat me katër futbollistë të saj.

Mesfushorët, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.

Boshnjaku, 25 vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015.

Me Prishtinën ka regjistruar 145 ndeshje zyrtare, larg futbollisti aktiv me më së shumti paraqitje, njofton klubi kryeqytetas.

Krasniqi, në tetor mbush 26 vite, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015 dhe për disa vite me ndërprerje ka regjistruar 84 paraqitje zyrtare.

Muqiqi, në nëntor mbush 25 vite, është fëmijë i Prishtinës duke e mos e ndërruar asnjëherë skuadrën për të cilën ka regjistruar 47 paraqitje zyrtare.

Haxho, në muajin nëntor mbush 32 vite, pjesë e Prishtinës është nga viti 2019 me që rast ka regjistruar 8 paraqitje zyrtare me skuadrën bardhekaltër. 

(Kosova Sot Online)