Bale dhe Reguilon nisen për në Londër

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 11:42
Bale dhe Reguilon nisen për në Londër

Gareth Bale dhe Sergio Reguilon kanë lënë Madridin dhe janë nisur për në Londër.

Tashmë është arritur marrëveshja mes Tottenham dhe Real Madridi, dyshja në fjalë së shpejti do të kompletojnë transferimin në Premierligë.

Gazetari Fabrizio Romano, raporton se lojtarët tashmë i kanë kryer edhe testet mjekësore, po ashtu kanë nënshkruar edhe kontratat, pritet vetëm zyrtarizimi.

Bale do të huazohet për një sezon, derisa marrëveshja për Reguilon është përfundimtare, me Madridin që ka opsionin e riblerjes. 

(Kosova Sot Online)