Bruno Fernandes, më i miri te Man United për sezonin 2019/20

  • S.A /
  • 18 September 2020 - 10:41
Bruno Fernandes, më i miri te Man United për sezonin 2019/20

Bruno Fernandes e ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit te Manchester United për sezonin 2019/20 – edhe pse arriti vetëm në gjysmë të sezonit në Premierligë.

Mesfushori portugez që u ble në janar, menjëherë u adaptua te Djajtë e Kuq dhe për disa muaj pari një ndikim te jashtëzakonshëm.

Paraqitjet e tij fantastike e ndihmuan ekipin e Ole Gunnar Solskjaer që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21 pasi përfundoi në pozitën e tretë në Premierligë.

Me Paul Pogbën të gatshëm për lojë në mesfushë, Bruno pritet të ketë edhe më shumë ndikim në sezonin e dytë.

(Kosova Sot Online )