“Roma kishte nevojë për Marash Kumbullën”

  • E.K /
  • 18 shtator 2020 - 13:36
“Roma kishte nevojë për Marash Kumbullën”

Trajneri i Hellas Veronas, Ivan Juric, ka folur për transferimin e Marash Kumbullës te Roma.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u transferua te skuadra nga Olimpico, derisa Juric ka humbur disa lojtarë të ekipit të parë, përfshirë edhe Amir Rrahmanin.

Juric e ka studiuar mirë Romën dhe beson se me Kumbullën, ata tani janë shumë më mirë.

“Roma luan pak a shumë si vitin e kaluar, ata e morën Kumbullën për mbrojtjen. Ishte diçka që kishin nevojë”, u shpreh Juric. 

(Kosova Sot Online)