Gareth Bale, nga Madridi drejt e në fushë të golfit

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 12:55
Gareth Bale, nga Madridi drejt e në fushë të golfit

Gareth Bale tashmë mund të ketë arritur në Londër, edhe pse ende nuk ka imazhe.

Në mëngjesin e së premtes, ai u pa në aeroportin e Madridit, rrugës për Angli ku do të kompletojë transferimin te Tottenhamin.

Interesante është një gjë, që ka pushtuar gjitha mediat në Angli.

Në orën 13:52, është bërë rezervim në një fushë golfi mes Gareth Bale dhe Daniel Levy.

‘El Chiringuito’ raporton kjo fushë të jetë vetëm 10 kilometra larg qendrës stërvitore të Tottenhamit. 

(Kosova Sot Online)