Miami shkëputet ndaj Bostonit

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 14:24
Miami shkëputet ndaj Bostonit

“Heat” fituan 106:101 dhe e ngritën serinë e finales së Konferencës Lindore në 2-0 ndaj Celtics.

Miami po shkon me hapa të sigurt drejt finales së madhe të NBA-së.

Heat fituan ndaj Bostonit me rezultat 106:101 për at ngritur në 2-0 serinë e ndeshjeve finale të Konferencës Lindore.

Miami e gjeti veten në disavantazh prej 17 pikësh në çerekun e dytë dhe pjesa e parë u mbyll 60:47 për Celtics.

Mirëpo, dominimi në çerekun e tretë, i cili u mbyll 37:17, ua mundësoi Heat që të përmbysnin gjithçka.

Bam Adebayo i realizoi 15 pikë vetëm në periudhën e tretë nga 21 në total, për të ndihmuar në rikthimin e Miamit.

Bostoni e kishte epërsinë deri në çerekun e katërt, 95:89, 4:25 minuta pa përfunduar ndeshja, por u dorëzuan në fund.

Goran Dragic shënoi 25 pikë, kurse Duncan Robinson i shtoi 18, në fitoren e Miamit.

Nga ana tjetër, Kemba Walker shënoi 23 pikë për Bostonin.

Miami do të mundohet ta shtojë epërsinë në 3-0 me ndeshje të shtunën.

Kurse, Bostoni e ka mundësinë e fundit për ta ngushtuar epërsinë në Orlando. 

(Kosova Sot Online)