Man United kurrë s’do ta fitojë Premierligën me Maguire dhe Lindelof, thotë legjenda e klubit

  • A.P /
  • 20 shtator 2020 - 13:24
Man United kurrë s’do ta fitojë Premierligën me Maguire dhe Lindelof, thotë legjenda e klubit

Gary Neville ka paralajmëruar se Manchester Unitedi nuk do të jetë në gjendje ta fitojë Premierligën me një dyshe në qendrën e mbrojtjes si Victor Lindelof dhe Harry Maguire, si dhe i ka bërë thirrje hierarkisë së klubit ta blejë një qendërmbrojtës pas humbjes tronditëse 3:1 kundër Crystal Palace.

Palace, i frymëzuar nga Wilfried Zaha që i shënoi dy gola, e mposhti bindshëm në çdo aspekt Unitedin të shtunën.

Pavarësisht se e ka ndjekur Jadon Sanchon tërë verën, Donny van de Beek është blerja e vetme e Unitedit deri tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, Neville – ish-mbrojtësi i djathtë i “Djajve të kuq” – këmbëngul se Unitedi duhet patjetër ta blejë një mbrojtës të ri dhe jo sulmuesin anësor të Dortmundit.

“Ne mund të flasim për Jadon Sanchon sa të duam por derisa Manchester Unitedi ta blejë një qendërmbrojtës i cili mund të vrapojë dhe të mbrohet një kundër një nuk do të mundë ta fitojë Premierligën”, tha Neville.

“Manchester Unitedi kurrë nuk do ta fitojë Premierligën me këtë dyshe të mbrojtjes”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)