Zyrtare: Roma humb takimin ndaj Veronas në gabimin skandaloz me Diawaran

  • S.A /
  • 22 September 2020 - 17:14
Zyrtare: Roma humb takimin ndaj Veronas në gabimin skandaloz me Diawaran

Roma është penalizuar për paraqitjen Amadou Diawara në barazimin 0-0 me Verona, kështu që Hellas ka marr një fitore me rezultat 3-0.

Mesfushori mbushi 23 vite në korrik, kështu që nuk i lejohej më të luante për grupmoshat U22, ku ka qenë në sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, Diawara nuk ishte regjistruar në listën e lojtarëve të moshuar edhe pasi Serie A informoi Romën për gabimin.

Si rezultat, në këtë situatë konfirmohet se Roma penalizohet duke humbur ndeshjen me rezultat 3-0 ndaj Veronës.

Takimi kishte përfunduar 0-0 në Stadio Bentegodi të shtunën e kaluar, në raundin hapës të sezonit 2020-21.

Roma kishte argumentuar se nuk ishte një gabim që ndikoi në lojë, sepse kishte ende katër vende bosh në listën e skuadrës së të moshuarve që Diawara mund të kishte marrë nëse do të ishte në seksionin e duhur.

(Kosova Sot Online )