Real Madridi e mohon lajmin se Odegaard është infektuar me koronavirus

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 13:04
Real Madridi e mohon lajmin se Odegaard është infektuar me koronavirus

Real Madridi e ka hedhur poshtë lajmin se Martin Odegaard kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus, pas ndeshjes në “Anoeta”, përballë Real Sociedadit, të dielën e kaluar.

Kampioni spanjoll, i alarmuar për rezultatin e testit të norvegjezit, i bëri analizat të gjithë skuadrës dhe përgjigjet që mori këtë të mërkurë ishin të gjitha negative, përfshirë edhe të Odegaardit.

Pra, përgjigjja e parë për mesfushorin, në fakt ka qenë pozitiv i rremë (fals).

Kjo do të thotë që Odegaard do të jetë në gjendje të stërvitet në Valdebebas dhe të luajë kundër Betisit, në Sevillë, këtë të shtunë.

Real Madridi e dha lajmin e mirë në lidhje me përgjigjen e testeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar:

“Real Madrid CF komunikon se pas testeve të fundit COVID-19 të kryera në ekipin tonë të parë të futbollit dhe staf, të gjitha rezultatet kanë qenë negative.”

(Kosova Sot Online)