Klubi i Bundesligës e shkarkon trajnerin, pas 2 disfatave radhazi dhe 11 golave të pësuara

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 13:09
Klubi i Bundesligës e shkarkon trajnerin, pas 2 disfatave radhazi dhe 11 golave të pësuara

Schalke e ka shkarkuar trajnerin David Wagner, pasi skuadra e tij i pësoi 11 gola në dy ndeshjet e para në sezonin e ri 2020/21 në Bundesligë.

Skuadra e Wagner u turpërua 8:0 nga kampioni aktual gjerman në ndeshjen hapëse dhe u mund 3:1 nga Werder Bremen të shtunën.

Dy humbjet në kampionat ndaj Bayern Munich dhe ndaj Werder Bremen detyruan drejtuesit e klubit të largonin nga detyra 48-vjeçarin, i cili e mori drejtimin e skuadrës më 9 Maj të 2019.

Drejtori sportiv i klubit, Jochen Schneider deklaroi se me ardhjen e Wagner shpresonin që të arrinin rezultate të mira, por për fat të keq kjo nuk ndodhi çka solli dhe vendimin për ta larguar.

Schneider tha se e falënderojnë David Wagner për punën e bërë duke i uruar dhe suksese ku do që të shkojë. Sipas mediave gjermane, ish-trajneri I Mainz, Sandro Schwarz është alternativa kryesore për të zëvendësuar Wagner. 

(Kosova Sot Online)