Akil Gjakova kërkon të bronztën përmes repesazhit

  • A.P /
  • 17 April 2026 - 12:30
Akil Gjakova kërkon të bronztën përmes repesazhit

Akil Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinale të Kampionatit Europian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xuhdisti kosovar u mposht nga gjeorgjiani, Lasha Shavdatuashvili me IPPON në “Golden Score”.

Dueli ishte mjaft i luftuar, por gjeorgjiani u tregua më i vëmendshëm në fund.

Përkundër humbjes, Akil Gjakova do ta vazhdojë garën për medalje të bronztë përmes repesazhit.

Në duelin e parë të repesazhit, Gjakova do të ndeshet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov.

(Kosova Sot Online)