Lionel Messi ka blerë një klub që garon në nivelin e katërt
Futbollisti argjentinas dhe pronari i tetë Topave të Artë, Lionel Messi, ka blerë UE Cornellà, një klub që garon në nivelin e katërt të futbollit spanjoll.
Me këtë veprim, Messi forcon marrëdhënien e tij të ngushtë me Barcelonën dhe angazhimin e tij për zhvillimin e sporteve dhe talenteve lokale në Katalonjë, shkruan Faktor.
Lidhja midis Messit dhe Cornellà-s daton që nga koha kur argjentinasi luante për Barcelonën dhe ka mbetur e fortë gjatë viteve.
Cornellà është një klub tradicional në Katalonjë dhe futbollin spanjoll, i themeluar në vitin 1951. Gjatë gjithë historisë së tij, klubi është spikatur me akademinë e tij të fortë të të rinjve.
Ardhja e Leo Messit shënon fillimin e një kapitulli të ri për klubin, me qëllim stimulimin e rritjes sportive dhe institucionale, forcimin e strukturës dhe vazhdimin e investimeve në talente.
Projekti parashikon një perspektivë afatgjatë, me një plan strategjik që kombinon ambicien, qëndrueshmërinë dhe një ndjenjë të fortë komuniteti.
(Kosova Sot Online)
