Zhegrova titullar për Baselin kundër Servette

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 15:30
Zhegrova titullar për Baselin kundër Servette

Edon Zhegrova do të debutojë si titullar për Baselin në Superligën e Zvicrës, më pak se një javë pasi u transferua nga Genku.

Anësori i Kosovës, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazuar në klubin zviceran, është blerë përfundimisht dhe do ta nisë aventurën me Baselin sot kundër Servette

Zhegrova nënshkroi kontratë trivjeçare me Baselin të martën dhe do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Ciriaco Sforza.

Baseli e nisi me barazim sezonin e ri 2020/21 javë e kaluar dhe do të kërkojë fitore sot në Gjenevë.

Zhegrova i shënoi dy gola dhe i dha tri asiste në 14 paraqitje për Baselin sezonin e kaluar në Zvicër, i cili u ndërpre në gjysmë për shkaku të pandemisë Covid-19.

(Kosova Sot Online)