A është Valon Behrami njëri prej të infektuarve me COVID-19?

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 22:14
A është Valon Behrami njëri prej të infektuarve me COVID-19?

14 raste pozitive, COVID-19 e ka pushtuar Genoan.

Genoa ka konfirmuar se 14 pjesëtarë të stafit të trajnerit dhe lojtarë kanë rezultuar pozitiv pas testeve për COVID-19.

Sipas mediave në Itali, prej tyre besohet të jenë 8 futbollistë.

Por a është njëri prej tyre mesfushori shqiptar, Valn Behrami? Emrat e futbollistëve nuk janë mësuar, dhe shpresojmë që Behrami të mos jetë i prekur.,

Situata bëhet e rëndë në Serie A pasi Genoa vikendin që lamë luajti me Napolin e Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt dhe siç duket lojtarët tashmë e kishin brenda tyre virusin.

Ndeshjen e ardhshme Genoa e ka me Interin, por sipas të gjitha gjasave nuk do të luhet,

(Kosova Sot Online)