Conte thotë se Interi do ta ketë të vështirë kundër Beneventos

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 16:05
Conte thotë se Interi do ta ketë të vështirë kundër Beneventos

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë kundër Beneventos të mërkurën.

Pasi i fitoi tri pikët e para në sezonin e ri javën e kaluar kundër Fiorentinës, Interi do të takohet me Beneventon e sapopromovuar për ndeshjen e mbetur nga java e parë.

Conte ishte mahnitur nga fitorja e Beneventos me rikthim kundër Sampdorias javën e kaluar, prandaj pret që ekipi i tij të ketë vështirësi ndaj saj.

“Pres ndeshje të vështirë në të gjitha aspektet. Vitin e kaluar, Benevento e zhvilloi një kampionat (Serie B) të madh dhe e fitoi atë para kohe”, tha Conte.

“Ajo e ka një trajner të cilin e kam pasur bashkëlojtar për shumë vjet dhe ai po bën mirë. Ne duhet të jemi të përqendruar shumë mirë kundër tyre”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)